KreuBusull

Dëshpërimi i Putin! Në Rusi u arrestuan fëmijët e fillores me pankarta antiluftë në duar

A po i arreston Putini i dëshpëruar fëmijët për valëvitjen e pankartave kundër luftës? Politikani opozitar Ilya Yashin në Moskë ndan imazhe rrëqethëse të të rinjve ‘në furgona policie të akuzuar për ekstremizëm për kundërshtimin e pushtimit të Ukrainës’. Sipas fotove të shpërndara sot, edhe fëmijët në protesta janë ndaluar nga policia e Moskës. Tre fëmijë u shfaqën në pjesën e pasme të një furgoni policie duke mbajtur në duar lule dhe pankarta që shkruanin “jo luftë”.

Raportet thanë se ata shkuan për të vendosur lule në ambasadën e Ukrainës në Moskë me nënat e tyre ç’ka ka bërë që policia ruse t’i shoqërojë në rajon.

Një politikan i opozitës ruse ka shpërndarë imazhe rrëqethëse të fëmijëve të ndaluar në pjesën e pasme të një furgoni policie pasi morën pjesë në protestat kundër luftës. Pavarësisht se Kremlini nuk ka tolerancë për mospajtimin, protestuesit kanë sfiduar Moskën dhe kanë dalë në rrugë kundër luftës së paligjshme të Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, duke rrezikuar burgun dhe madje edhe akuzat për tradhti.

Sipas fotografive të shpërndara të martën nga politikani i opozitës Ilya Yashin, mes të arrestuarve janë edhe fëmijë të shkollës fillorë të cilët kanë qenë në protestë së bashku me prindërit e tyre.

Fotot tregojnë të paktën tre fëmijë,  jo më të mëdhenj se mosha e shkollës fillore të ulur në pjesën e pasme të asaj që thuhet se është një furgon policie në Moskë duke mbajtur lule dhe pankarta. Një gazetar tha se ata shkuan për të vendosur lule në ambasadën ukrainase të qytetit. Një vajzë shfaqet duke mbajtur një tabelë që thotë “Jo luftë” në rusisht. Rreth fjalëve janë pikturuar flamuj të vegjël rusë dhe ukrainas. Në të djathtë, dy flamujt janë vizatuar të ndjekur nga një zemër e vogël rozë, ku thotë “Rusia plus Ukraina është e barabartë me dashuri”.

Një vajzë në të majtë të saj shfaqet me një xhaketë rozë dhe dorashka duke mbajtur një tufë lulesh dhe një pankartë tjetër, ndërsa një djalë në të majtë ka çantën e shpinës në këmbë. Një tjetër foto tregon vajzën me xhaketën rozë, e cila qëndron përballë hekurave metalike që po i mbajnë brenda furgonit. Fytyra e saj duket e kuqe, pasi mesa duket  kishte qarë.

Protestuesit kundër luftës në Rusi rrezikojnë të dënohen me burg dhe tradhti pasi shprehën kundërshtimin e tyre kundër luftës ilegale të Putinit. Por kjo nuk i ka penguar mijëra të dalin në rrugë ndërsa forcat ruse mbyllen në kryeqytetin e Ukrainës. Pothuajse 7,000 njerëz janë arrestuar deri më tani nga policia ruse në rreth 50 qytete, sipas OVD-Info – një organizatë që ndjek protestat në vend.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF