KreuBusull

Rusët afër Kievit, të paktën 137 ushtarakë dhe civilë të vrarë!

Ushtria ruse vijon me bombardimet në Ukrainë, dhe synimi i saj është që të marrë kontrollin e Kievit.

Autoritetet ukrainase raportojnë për 137 ushtarakë dhe civilë të vrarë, ndërkohë që 316 persona kanë ngelur të plagosur gjatë sulmeve.

Ushtria ukrainase ka raportuar se janë shkatërruar vetëm 2 raketa ruse gjatë orëve të para të mëngjesit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet e Rusisë kishin shënjestruar objekte ushtarake dhe civile.

Ai nënvizoi se Ukraina po lufton e vetme përballë Rusisë dhe kërkoi armëpushim me fqinjin rus.  Trupat ruse ndodhen vetëm  50 km larg Kievit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF