KreuBusull

Stina e gjetheve që bien; çfarë simbolizon gjethja në kultura të ndryshme?!

Gjethja, cikli i jetës

Simbolet janë një mënyrë për të dërguar një mesazh përmes një objekti ose shenje shumë të thjeshtë. Por, simbolizmi i gjetheve është vetëm një shembull i kësaj, sepse njerëzimi nga kohërat më të lashta i ka përdorur ato, para se të lexonim ose shkruanim. Egjiptianët e Lashtë përdorën simbolin e gjetheve për të çuar shpirtrat në jetën e përtejme, ndaj fletët e pemëve visheshin me ar.

Qofshin në pranverë apo vjeshtë, gjethet kanë kontakt me ajrin, duke simbolizuar thuajse në të gjitha kulturat dëshirën për jetën dhe lirinë. Ndaj edhe shumë vende në flamujt e tyre, siç është Kanadaja, zgjodhën që të kishin si simbol gjethen e Panjës.

Që në lashtësi, kultura kelte i përdorte ato si pjesë të ritualeve të tyre shpirtërore, pasi mendohej se ato kishin fuqinë për të shkuar lart në qiell në formën e një engjëlli dhe komunikonin me zotat. I mbushur me frymëzim, e zakonshmja bëhet e jashtëzakonshme. Gjethja e përulur, për shembull – nga format e thjeshta të disave në rrjetën komplekse të venave në të tjerat – ka mahnitur artistët, përfshirë stilistët e bizhuterive, për shekuj me radhë. Fleta e thjeshtë është shndërruar në bukuri të qëndrueshme gjatë gjithë periudhave të historisë së bizhuterive.

Gjethet kanë simbolika në shumë kultura, por në përgjithësi, ato simbolizojnë pjellorinë dhe rritjen. Gjethet e gjelbra të pranverës përshkruajnë shpresën, rinovimin dhe ringjalljen. Gjethet e verdha të vjeshtës përfaqësojnë ndryshimin, përtëritjen dhe forcën, ciklin e jetës. Në traditën kineze, gjethet përfaqësojnë të gjitha qeniet në univers; Në stemën heraldike, ato përfaqësojnë virtyte ose cilësi të ndryshme. Për shembull, gjethet e lisit përfaqësojnë forcën, heroizmin dhe fitoren. Gjethet e rrushit përfaqësojnë bollëk, liri dhe rilindje. Dega e ullirit, një simbol i paqes dhe vullnetit të mirë në kulturën perëndimore, filloi në Greqinë e Lashtë, ku u përdor për të formuar një kurorë si çmim për fituesin në Lojërat Olimpike. Gjethet e dafinës u bënë gjithashtu një kurorë për të nderuar heronjtë, studiuesit dhe poetët.

Në Judaizëm, gjethet krahasohen me familjen, rrethin e ngushtë, ndaj edhe përdoren shpesh në mjedisin ku jetojmë si pjesë domethënëse e unitetit familjar, shpesh dhurohet për familjet e reja, qoftë edhe në formë bizhuterie. Gjethet përfaqësojnë brishtësinë por dhe qëndrueshmërinë, aq sa në tekstet e shenjta, si gjethet quhen njerëzit e ndjeshëm. Me ardhjen e krishtërimit, ky symbol u lidh me shpresën: gjethja e ullirit ishte ajo që i dha Noeut shpresën e jetës pas Përmbytjes së Madhe. Nga ana tjetër, gjethja nënkupton edhe mbrojtjen dhe intimitetin, pasi Zoti i dha Adamit dhe Evës një gjethe për t’u mbuluar pas mëkatit të tyre të parë.

Po ashtu disa gjethe specifike, kanë të tjera simbolika në vende dhe kultura të ndryshme, ndaj mund t’i përdorni ato sipas kuptimeve të tyre në jetën e përditshme, nëse vërtet i besoni fuqisë së tyre.

Gjethet e portokallit dhe limonit, simbolizojnë pjellorinë, sepse janë gjithmonë të gjelbra, ndaj ato konsiderohen si përfaqësuese të rritjes dhe rilindjes, janë gjithashtu edhe simbol i diellit, sepse asnjëherë nuk vyshken.

Gjethet e lisit kanë po ashtu kuptime të ndryshme, por një prej më të përhapurave lidhet me energjinë dhe jetëgjatësinë, duke patur parasysh që kjo është një pemë shumëvjeçare. Shpesh e shoqëruar me lendet e lisit, ato janë një dualitet i përsëritshëm në kulturën botërore, që nga Amerika, Azia dhe deri në Evropë.

Nëse mendoni që të dhuroni një gjethe, mendojeni për një familje të re e cila dëshiron të shumohet, por mund ta përdorni edhe në formë bizhuterie nëse fëmija juaj ka arritur rezultate të larta në studime ose sapo është diplomuar, sepse nënkupton, vlerësimin që ju i bëni për arritjet dhe talentin e tij.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF