KreuBusull

Rritje e frikshme e infektimeve me Covid; rreptësohen masat në Kosovë!

Javët e fundit Kosova është përballur me një rritje të frikshme të numrit të të infektuarve me Covid, ku pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar të infektuar me variantin Delta. Qeveria e Kosovës ka risjellë rregullat e rrepta që do të nisin të zbatohet që prej datës 1 shtator.

Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë. Kundër këtij vendimi kanë dalë Oda Ekonomike dhe Shoqata e Gastronomisë.

Nga fillimi i muajit shtator në Kosovë po planifikohet të kthehet ora policore dhe të shkurtohet orari i gastronomisë, krejt kjo për shkak të situatës së rënduar me COVID.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka njoftuar se gjatë një takimi me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, janë paralajmëruar se së shpejti mund të vendosen masa të reja të kufizimit kundër përhapjes së koronavirusit.

Përmes një komunikate të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, thuhet se këto masa do të vlejnë deri më 13 shtator.

Sipas Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren:

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF