KreuBusull

Praktike pune për të diplomuarit 21-26 vjeç; ja si bëhet aplikimi!

Praktike pune për të diplomuarit 21-26 vjeç; ja si bëhet

Nëpërmjet një njoftimi nga ministrja e Arsimit Evis Kushi është bërë me dije se për të diplomuarit e moshave 21 deri 26 vjeç ofrohet tre muaj praktikë pune.

Është hapur thirrja e gjashtë e Programit Kombëtar të Prakikave të Punës, ku të gjithë të diplomuarit e moshës 21 deri në 26 vjeç mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë. Aplikimet do të bëhen nëpërmjet faqes www.praktika.arsimi.gov.al dhe do të pranojë aplikime deri më datë 31 Korrik.

‘Janë 2 mijë vende praktike të profileve të ndryshme, për të cilat u jemi shumë mirënjohës të gjitha institucioneve që i janë bashkuar kësaj thirrjeje, duke filluar nga institucionet qendrore, ato të vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura apo edhe shoqëritë e ndryshme tregtare”; është shprehur Kushi në një video të postuar në facebook.

Deri në 200 praktikantët që do japin performancën më të mirë, do kenë mundësi të lidhin kontratë një vjeçare pune me institucionin ku do të kryhet praktika e punës.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF