KreuBusull

Troy GrillHouse, vështirë të gjesh më mirë!

“E gjeta këtë sugjerim përmes Tripadvisor, dhe më bëri përshtypje që review-t ishin të gjithë me pesë yje”; shkruan një prej komentuesve në morinë e vlerësimeve pozitive për Troy GrillHouse në faqen online të kompanisë së udhëtimeve.

 

 

A post shared by Troy Piceri GrillHouse Durres (@troypicerigrillhouse)

Në fakt nuk ndodh shpesh që një bar, restorant, hotel a resort të ketë mundësi të mbledhë vetëm komente pozitive në Tripadvisor dhe pikërisht aty ku komentuesit janë të lirë të shkruajnë çfarëdolloj komenti për shërbimet qe marrin, Troy Grill House duket se bën dieferencën nga të tjerët.

Në hyrje të plazhit të Durrësit, sapo kalon Urën e Dajlanit restoranti miqësor që tërheq nga larg me e dekoruara me mbulesë tartani; disa pemishte ulliri që krijojnë kurorën e hijes për klientët duke të kujtuar baret e restoranet buzë rivierës greke, është ajo çfarë duam të ndajmë miqësisht me ju sot. Lona, drejtuesja e këtij biznesi familjar ambicioz bërë me zemër të madhe na shpjegon gjithë energji se në ato metra katrorë ku janë vendosur estetikisht bukur tavolinat ajo ka vënë gjithë shpirtin e saj.

Teksa klientët shijojnë pjatat me bazë mishi, për të cilin Lona na tregon se në cilësinë e tij nuk bën asnjëlloj kompromisi pasi udhëton në skaje malore pothuajse çdo javë për të zgjedhur vetë gjedhët që kanë kullotur ‘bio’, ndjejmë që ndërsa na shoqëron në këndet e restorantit syri sqimatar shëtit tryezë më tryezë për të parë nëse është çdo gjë në rregull.

 

 

A post shared by Troy Piceri GrillHouse Durres (@troypicerigrillhouse)

“Përveç shërbimit dhe faktit që klientët e mi ndihen si në shtëpinë e tyre, cilësia e mishit në Troy mendoj se është pika jonë e fortë. Me krenari e them që kam patur klientë nga e gjithë bota dhe kënaqësia më e madhe është kur më thonë se nuk i ka rastisur kurrë më parë të konsumojnë mish kaq të freskët e të shijshëm në breg të detit.”; tregon e ngazëllyer Lona teksa i drejton një buzëqeshje një klienti që e përshëndet me gotën e birrës ngritur.


I gjithë procesi i përgatitjes së menusë nis në tempullin e gatimit, kuzhinën nga brenda së cilës vallëzojnë aroma ndjellëse. Që nga buka e përgatitur në çast, larmishmëria e salcave të bëra vete që shoqërojnë çdo menu, e deri tek mishi që pasi është zgjedhur me kujdes në trevat malore të Shqipërisë, përpunohet për t’u kthyer në salcice të freskët, apo për t’u servirur si bërxollë, fileto, fiorentinë sipas preferencës së klientit. Për t’u pjekur më pas në prush, e shoqëruar me verë apo një kriko birre për të cilën drejtuesit e restorantit marrin vazhdimisht komplimente.

 

 

A post shared by Troy Piceri GrillHouse Durres (@troypicerigrillhouse)


“Çdo produkt mishi që përdorim në restorant e kemi të ekspozuar në dyqanin tonë të mishit tek i cili klintët po të duan mund edhe ta marrin dhe të gatuajnë vetë në shtëpi. Edhe më parë kur nuk e kishim dyqanin e mishit, produktet i kishim të ekpozuara por nga kërkesa e madhe e klientëve që kërkonin të merrnin mish edhe në shtëpi, menduam ta shtonim si shërbim ekstra. Kam zgjedhur vetë që mishi të jetë i ekspozuar për të gjithë klientët e restorantit sepse në këtë mënyrë ata e shohin vetë sa i freskët është produkti që kanë në tavolinë”; shpjegon Lona ndërsa më tregon me gisht një dyqan mishi ngjitur me restorantin, që po ashtu është në pronësi të saj.


Disa mozaikë të punuar nga mjeshtri shqiptar që mban një Rekord Guinness, Saimir Strati e bëjnë edhe më të këndshëm qëndrimin në Troy, ndaj çdo koment pozitiv në Tripadvisor që kishim lexuar më parë, me të vizituar këtë ‘grill house’ merr kuptim. Një belbëzim i një zotërie (që në dukje ishte nordik) teksa rrekej të shqiptonte fjalën ‘shijshëm’, e që pas çdo tentative shkaktonte të qeshura tek shokët e tavolinës zgjoi kërshërinë tonë për të pyetur Lonën se çfarë po ndodh në atë tavolinë.
“(Qesh) Ai zotëria po bën ‘detyrat’! Duke qenë se ne punojmë shumë me të huaj, sapo të ulen në tavolinë u bëjmë me dije se deri në fund të vaktit që po konsumojnë duhet të kenë mësuar 2-3 fjalë shqip. Kjo ‘politikë’ është bërë aq e njohur në radhët e të huajve sa shpeshherë kur vijnë për herë të parë na thonë ‘kemi ardhur të mësojmë shqipen’. Dhe siç e do tradita shqiptare, në fund çdo tavolinë ka një qerasje me një ‘shots’ rakie.”; përfundon zonja energjike tregimin e saj ndërsa sakaq ja ka behur në tavolinën e zotërisë së huaj duke përsëritur bashkë fjalët në shqip….
Më shumë fjalë janë më pak kujtime që dua të ruaj nga kjo vizitë ndaj gjithçka mund t’ju themi është të shkoni dhe ta provoni!

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF