KreuBusull

Humbi jetën mes flakëve teksa shpëtoi kolegët; Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Deri në momentin e fundit familjarët patën shpresën se diku mes tymit të zi që kishte mbetur nga flakët e djegies së magazinës Arjani do të dilte i gjallë…por fatkeqësisht makthi pritës i të afërmve të Arjan Salës, heroit që shpëtoi më shumë se 25 persona nga flakët, u shndërrua në një tragjedi. Arjani nuk ja doli dot dhe mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë trupi i heroit që dha shpirt mes flakëve.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka njoftuar sot se Arjan Sala që humbi jetën tragjikisht do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Në një postim në mediat sociale, Koçi shkruan se me porosi të Kryeministrit, Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” është në gatishmëri për t’i dhënë këtë titull Salajt.

Më tej ai shton se po pritet përfundimi i shpejtë i ekspertizës ligjore dhe propozimi i Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.

Arjan Salaj u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në magazinën ku po kërkohej prej tre ditës. Deri tani dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia, pasi nuk mundi të dilte dot nga magazina që u përfshi nga flakët pasditen e së mërkurës. Ai ishte 33 vjeç dhe la pas një vajzë 2 vjeçare.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF