Brazili po përballet me një formë tejet agresive të mutacionit të Covid-19. Fiset e izoluara në Amazonë janë drejt shfarosjes për shkak të infektimit me mutacionin e ri të koronavirus dhe aktivistët vendas akuzojnë qeverinë braziliane se po zbaton genocid ndaj popullatës indigjene.
Ata thonë se punonjësit e industrisë së drurit, të minierave apo ndërtues që zaptojnë tokat e grupeve primitive, po përhapin koronavirusin te popullsitë që nuk kanë imunitet ndaj sëmundjeve, teksa sipas raportimeve semundja ka vrarë se fundmi dhjetë fëmijë në një prej fshatrave.
Një prej fiseve, i quajtur Juma, është zhdukur thuajse i gjithi nga virusi, i cili vrau burrin e fundit indigjen, duke lënë si të mbijetuar vetëm tre bijat e tij, nga popullsia që më parë arrinte deri në 15,000 anëtarë.



















