
Ka kaluar një vit që prej shfaqjes së pacientëve zero në vendin tonë dhe lufta e gjatë në spitalet Covid vijon çdo ditë. Javët e fundit Shqipëria ka patur një rritje të numrit të të infektuarve e po ashtu rastet fatale kanë patur rritje.
Që prej nisjes së pandemisë numërohen 112897 të infektuar në rang vendi, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën si pasojë e infektimit 1939 pacientë.
Ndryshe nga pjesa më e madhe e botës, vendi ynë nuk i është nënshtruar një tjetër karantine të rreptë përpos asaj që patëm në nisje të pandemisë në mars të viti 2020.
Aktualisht masat që janë marrë për parandalimin e përhapjes së Covid në vendin tonë është ndalim qarkullimi dhe mbyllja e bizneseve prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.



















