KreuBusull

I biri u hodh nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’; E ëma Lira Koca bën gjestin prekës në ditëlindjen e Xhinos!

Në gusht të 2020-ës i riu Xhino Koca 29 vjeç mori aktin vetëflijues duke u hedhur nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ku po kurohej nga koronavirusi. Më 5 mars Xhino do të mbushte 30 vjeç por fatkeqësisht familja do ta presë këtë ditë të shënuar me një mungesë të madhe.


Nëna e Xhino Koçës, stilistja e njohur Lira Koça, ka njoftuar se në 30-vjetorin e të birit që nuk jeton më. Stilistja e ka ndarë këtë lajm përmes një postimi në “Instastory”, ku fton të gjithë miqtë e të afërmit që të bëhen pjesë e kësaj ditëlindje të veçantë.

Lira Koça shkruan se 30 pëllumba dhe 30 tullumbace do të lëshohen në qiell në simbol të përqafimit për Xhinon.

Data 5 Mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-Marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë Xhinos. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbase të bardhë do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon. Më 5 Mars ora 17:00 tek sheshi përpara Sfinksit dju që do të keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të Xhinos jeni të mirëpritur.

Familjarë dhe të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sadopak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino,”-shkruan ajo.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF