Seriali “The Crown” që po shfaqet prej muajsh në platformën Netflix mori çmimin Seriali më i mitë në Golden Globes 2021 që u mbajt dy ditë më parë. Në serial është rikrijuar jeta e familjes mbretërore britanike, duke nisur që nga fëmijëria e mbretëreshë Elisaveth ll deri në kohën kur u divorcua princi Charles me Lady Diana!
Duke qenë se sezoni i katërt i “The Crown” i është kushtuar më së shumti martesës dhe divorcit të Charles dhe Diana ky sezon ka patur miliona shikime.
Historia e Diana Spencer, mësueses se ndrojtur 19-vjeçare u kthye në Princeshën e Popullit. Lady Di është në një pjesë e madhe e sezonit dhe duke njohur pasionin dhe stilin e saj në veshje producentët e The Crown janë munduar të imitojnë veshjet e princeshës që u kthye në ikonë mode.
Ndërsa shfaqja jo gjithmonë i ka imituar veshjet saktësisht siç ishin në jetën reale, ndonjëherë ato përputhen aq mirë sa është sikur po shohim dyfish.