KreuBusull

Ky Shën Valentin e gjen Tiranën dhe Durrësin të zbardhur nga dëbora!

Ky Shën Valentin e gjen Tiranën dhe Durrësin të zbardhur nga

Prej katër vitesh Tirana nuk ka parë asnjë flok dëbore ndaj një deklaratë e Meteoalb që kryeqyteti dhe Durrësi do të zbardhen nga dëbora ka emocionuar qytetarët.

Shërbimi Meteoalb parashikon që në fundjavë në 95 përqind të hapësirës së Shqipërisë të ketë reshje dëborë. Në juglindje dhe verilindje do të jenë në sasi shumë të mëdha. Situata me motin e keq dhe me reshjet do të rikthehet sërish sonte rreth orës 20:00, deri mëngjesin e së enjtes. Reshjet do të jenë me intensitet të lartë, të cilat mund të shkaktojnë edhe përmbytje. Reshjet e dëborës do të nisin të premten dhe do të vijojnë të shtunën në 95% të territorit të Shqipërisë.

Temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero. Nëse këtë herë do të kemi dëborë në kryeqytet apo bregdet duhet të presim parashikimet më të afërta të ditës së premte. Ndërkohë, korporata elektroenergjitike po ndjek nga afër zhvillimet e motit, duke i paraprirë situatës dhe ka ulur shkarkimet nga liqenet e hidrocentralet.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF