KreuBusull

101 vjeçarja nga Korça kalon Covid vetëm me paracetamol!

 

Në morinë e lajmeve të trishta që kanë të bëjnë me Covid që kemi dëgjuar këto muaj nga shteti fqinj Itali një shqiptare 101 vjeçare ka triumfuar mbi luftën kundër Covid.

Bajame Goxhabelli është kthyer në personazhin e monentit në Udinë, qytet ku prej vitesh jeton me familjen pasi kaloi pa asnjë problem infektimin me koronavirus.

Gjyshja shqiptare mësoi se është infektuar me Covid-19 më 31 dhjetor dhe përgjatë dy javëve ajo nuk shfaqi asnjë shqetësim serioz dhe u trajtua vetëm me paracetamol.

Familjarët e të moshuarës që ka kaluar një shekull jetë janë shprehur se nëna e tyre nuk ka vuajtur ndonjëherë nga ndonjë sëmundje dhe se gjatë jetës së saj ajo nuk ka përdorur ilaçe.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF