KreuBusull

Mori dozën e parë të vaksinës; Pëllumb Pipero infektohet me Covid!

Dy javë më parë mjekët dhe punonjës të shëndetësisë që janë në vijën e parë të zjarrit në luftën kundër Covid, morën dozën e parë të vaksinës, ndërsa pritet të merret doza tjetër në Shkurt.

Ndër mjekët e parë që injektuan vaksinën ishte edhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero. Ditën e sotme, teksa kanë kaluar më shumë se dy javë nga marrja e dozës së parë të vaksinës, mësohet se Pipero është infektuar me Covid.

Top Channel mëson se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka dalë pozitiv të martën,  14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Që prej fillimit të pandemisë, mjeku infeksionist shërbeu në spitalin Infektiv, i njohur ndryshe si Covid 1, ndaj të gjithë pacientëve që kishin nevojë për trajtim ndaj koronavirusit.

Procesi i vaksinimit në vendin tonë nisi me datë 11 janar në orën 15:00 në stadiumin ‘Air Albania’, ku u vaksinua edhe kryeministri Edi Rama. Të vaksinuarve të parë pritet tu jepen dozat e dyta javën tjetër për të siguruar mbrojtjen ndaj koronavirusit.

Burimi: Top Channel

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF