Për muaj me radhë qëndruan në frontin e parë të luftës, në vijën e zjarrit e për muaj me radhë ata ishin shpresa më e madhe në sytë e pacientëve të dëshpëruar që luftonin me mushkërinë e sëmurë për pak oksigjen. Derikur edhe vetë heronjtë e luftëtarët e virusit pandemik që ka kapluar gjithë botën, u kthyen vetë në pacientë, pacientë fatkeqë për të cilët Covid nuk pati aspak mëshirë.
Këtë fundvit në familjet e tyre nuk do të ketë festa, në spitale e klinika ku shërbyen për vite e dekada do të ketë gjithmonë një karrige bosh shoqëruar me psherëtima dëshpërimi…Kolegu i tyre u kthye në pacient pa fat!
Në memorie dhe respekt për humbjet e bluzave të bardha, kutjojmë 26 mjekët që nuk mundën ta fitojnë betejën me Covid-19 në vendin tonë:
Anibal Byberi (53 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Bajram Curri.
Astrit Haziri (54 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kukës.
Arian Pushi (58 vjeç) – mjek hematolog, Tiranë.
Agron Menzelxhiu (71 vjeç) – kirurg, Elbasan
Memo Boçi (81 vjeç) – epidemiolog, Tiranë
Hysni Shkjau (69 vjeç) – mjek familje, Pukë.
Vilson Topulli (73 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
Zyliha Kraja (78 vjeçe) – kirurge, Shkodër.
Esat Pashaj (71 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Skrapar.
Muharrem Xhepexhiu (64 vjeç) – mjek familjeje, Lushnjë.
Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek familjeje, Kavajë.
Ilirjan Draçi (66 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Tiranë.
Hidajet Deda (67 vjeç) – pediatër, Kavajë.
Eduart Dhamo (57 vjeç) – mjek i përgjithshëm,Lushnjë.
Shaqir Shehu (68 vjeç) – kirurg, Kukës.
Ibrahim Kaziu (68 vjeç) – pneumolog, Dibër.
Ferdinand Shkrepa (68 vjeç) – okulist, Elbasan.
Bledi Nini (48 vjeç) – otorinolaringolog, Tiranë.
Myftar Zemani (78 vjeç) – mjek familjeje, Fier.
Leonard Kamberi (47 vjeç) – gjinekolog, Vlorë.
Suela Muça (48 vjeçe) – gjinekologe, Tiranë
Drini Dobi (51 vjeç) – neurolog, Tiranë
Raimonda Lengu – mjeke familje, Tirane
Flutura Hashorva – mjeke pneumologe
Elmaz Eltari – mjek infeksionist, Tirane
Mihal Kerçi – mjek anestezist, Tirane



















