
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesnatën e sotme në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” ku po kurohen të infektuarit me Covid-19. Pacienti 60 vjeçar L.S nga qyteti i Rrëshenit ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit duke u hedhur nga kati i tretë i këtij spitali.
60 vjeçari nga Rrësheni kishte 10 ditë i shtruar në spital pasi ishte infektuar me COVID-19, ndërsa bëhet me dije se ka qenë në terapi intensive, pasi ka pasur probleme me frymëmarrjen.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ky është rasti i 5 brenda pak muajsh që pacientë që janë duke marrë trajtim në spital hidhen nga katet e larta të tij.