KreuBusull

“Jam infektuar me Covid”; Ja pse Monika Kryemadhi nuk ve maskë në takime!

Monika Kryemadhi ka qenë ndër të pakët personazhe që është shprehur shpesh se nuk beson tek Covid, dhe në pothuajse çdo takim ajo ka refuzuar të mbajë maskën, duke mos respektuar rregullat anti-covid.

Duket se Monika Kryemadhi pavarësisht se nuk beson tek Covid, është infektuar pak kohë më parë me virusin pandemik. Këtë e konfirmoi vetë kryetarja e LSI-së gjatë një interviste në “Open” mbrëmjen e sotme (24 nëntor) teksa u shpreh se nuk ka pasur asnjë simptomë.

“Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë lloj simptome. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. Vetëm ditën që unë hyra në spital për tu operuar nga bajamet, mjekët italianë më kanë thënë që ju keni kaluar COVID. Kanë bërë testin serologjik. Nuk më ka prekur as mushkëritë dhe asgjë tjetër. Nuk e kam kuptuar as vetë. E vetmja unë në familjen time. Unë nuk jam puthur me asnjë në buzë, përveç Ilir Metës. Mesa duket e kam puthur dhe Ilir Metën por nuk e ka zënë COVID. Nuk e ka kaluar çuditërisht” – tha Kryemadhi.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF