Melania dhe Donald Trump së shpejti do t’i thonë lamtumirë njëri tjetrit. Në fakt, duket se ish Zonja e Parë është e gatshme të kërkojë divorcin nga burri i saj në një kohë shumë të shkurtër, madje edhe brenda disa javësh.
Ishte tabloidi Daily Mail që bëri publike mosmarrëveshjet e çiftit, ku sipas ish-bashkëpunëtorit të Trump, Omarosa Manigault, Melania po numëron minutat që e ndajnë nga lamtumira me burrin e saj.
Historia gjithashtu raporton një detaj tjetër shqetësues: do të dukej se Melania duhej të priste humbjen e burrit të saj në votime sepse ishte e shqetësuar se, nëse do të përpiqej të divorcohej më herët (duke i dhënë një goditje imazhit të Presidentit), Donald do të kishte gjetur një mënyrë ose tjetri për ta bërë atë të paguajë duke shfrytëzuar pozicionin e tij të pushtetit.
Dhe në vend të Melanias duket se tani është ish presidenti i SHBA-ve ai që në të ëvrtetë do të paguajë. Sipas The Sun, një tjetër tabloid që i ka dhënë zë historisë, Melania mund të përfitojë një shifër prej 50 milion dollarë përveç dy shtëpive dhe përdorimit të aeroplanit private të paktën sipas vlerësimeve të disa avokatëve të divorcit.



















