Data 13 e premte konsiderohet si një ditë e pafat në supersticionin perëndimor, që daton mijëra vjet më parë. Kjo ndodh kur dita e 13-të e muajit sipas kalendarit Gregorian bie e premte. E premte e zezë i bie të paktën një herë çdo vit, por mund të ndodhë edhe deri në 3 herë brenda një viti.
Po ju rendisim 7 arsyet pse data 13, ditë e premte konsiderohet si ditë ters
1.Si fillim kemi datën 13 tetor 1307 nga e cila mendohet të ketë zanafillën. Kisha Katolike bashkë me bretin e francës vranë qindra kalorës templarë.
2.Dita e gjashtë e javës dhe numri 13 nëse kombinohen bashkë konsiderohen konsiderhet ters I dyfishtë. Kjo ndodh pasi shumë ngjarje biblike negative kanë ndodhur të premten
3.E premtja konsiderohet si ditë ters që nga dita e ekzekutimit të kriminelëve, e quajtur ndryshe si dita e të varurve.
4.Skadinavët besojnë se 13 është ters pasi krijesa mitologjike e 13-të e tyre, sillte fatkeqësi mbi njerëzit.
5.Të krishterët kanë ters datën 13 bazuar në “Darkën e Fundit”, ku morën pjesë 13 persona përfshirë edhe Judën, tradhtarin.
6.Numri 13 quhet ters sipas priftërinjve patriarkla pasi përfaqëson femiznimin. 13 përkon me numrin e ciklit menstrual në 1 vit.
7.Feja hindu beson se sjell ters nëse 13 persona ulen sëbashku në një tavolinë.