
Kosova
Moti – E premte, 6 Nëntor 2020
Paraditja vijon me vranësira të shpeshta ku pritet dhe ndonjë shi i izoluar. Ndërsa mesditya dhe pasditja ri-kthejnë kthjellimet.
Maqedonia e Veriut
Moti – E premte, 6 Nëntor 2020
——————————————————-———
MBETET pjesa e parë e ditës në mbizotërimin e motit të vranët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës përmirëson kushtet atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Shqipëria
Moti – E premte, 6 Nëntor 2020
——————————————————-———
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do të paraqitet me varnësira të dendura dhe kthjellime të pakta duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar në skajet veri-jug. POR pjesa e dytë e ditës përmirëson ndjeshëm kushtet amtmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në zonat malore deri në 23°C në zonat bregdetare.
Era do fryjë mesatare në veri por e lehtë në jug me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.