KreuBusull

Situata me Covid; a do ketë një mbyllje të dytë?

Teksa e pothuajse gjithë bota po përjeton një valë të dytë me Covid- 19, Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që nuk ka i shtrënguar masat përveç faktit që maska është e detyrueshme në çdo ambient të hapur e të mbyllur.
Ajo çfarë flitet dhe pyetet më shpesh këto ditê është nëse vendi ynë do të ketë një karantinë të dytë si pjesa tjetër e Europës. Duket se për momentin Shqipëria nuk e ka të nevojshme një mbyllje të dytë dhe kjo sepse sipas ekpsertëve vendi ynë e ka situatën nën kontroll, të paktën për momentin. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë pak orë më parë u shpreh se asgjë nuk ka dalë jashtë parashikimeve.


“Asgjë nuk është jashtë parashikimeve. Rritja e numrave ishte e parashikuar. Ne kemi një strategji për vjeshtë-dimrin. Manastirliu ka folur çdo ditë për rrezikun e madh të valës së dytë, si rezultat i marrjes lehtë të përballjes pasi u kalua një fazë e ndërmjetme, ku gjërat u dukën sikur po shkonin drejt një normaliteti. Ne po bëjmë gjithçka dhe askund tjetër, askush, nuk po bën më shumë”, është shprehur ai.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF