
302 raste janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 1329 testime të kryera. Tirana vijon të jetë vatra kryesore, ku 196 raste të reja i përkasin asaj.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.
Edhe numri I të shtruarve në spitalet Covid është rritur.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”.
Listës të të shëruarve i janë shtuar ehde 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Numri i viktimave shkon në 473 që nga fillimi i epidemisë.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi”.



















