Që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 shumë biznese dhe industri të dryshme u detyruan të pezullojnë aktivitetin e tyre dhe një ndër ta ka qenë edhe Hollywood.
Prej mëse 8 muajsh gjingandi botëror i prodhimeve kinematografike ka ndërprerë punën, duke pësuar kështu humbje të mëdha financiare.
Por nga ana tjetër, humbja e Hollyëood ka qenë fitorja e pltaformës Netlix. Duke qenë për disa muaj me radhë në pothuajse gjithë botën njërezit u karantinuan në shtëpi, mënyra më e mirë për të kaluar ditën pa aktivitet ka qenë shikimi i filmave, serialeve e dokumentarëve në Netflix.
Kompania regjistroi fitime kolosale në dy tremujorët e fundit, që kanë kontribuar me rritjen e aksioneve të saj me thuajse 70% këtë vit. Viti 2020 është cilësuar si vit i artë për kompaninë e njohur.
Megjithatë sipas analistëve specialistë viti 2021 nuk do të jetë edhe aq i suksesshëm për Netflix, pasi mendohet se platforma do të rrisë çmimet dhe në këtë mënyrë do të ketë një numër të madh të largimit të abonentëve.



















