KreuBusull

Nga sot Shqipëria gdhihet nën maska; ja cilët persona përjashtohen nga detyrimi i mbajtjes së maskës!

Nga sot Shqipëria gdhihet nën maska; ja cilët persona

Prej mëngjesit të sotëm e deri në një afat të papërcaktuar qytetarët e Shqipërisë janë të detyruar të mbajnë maskën në çdo ambient të hapur apo të mbyllur, masë kjo për të evituar rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19.

Me daljen nga shtëpia, çdo person mbi 11-vjeç duhet të mbajë maskë për çdo veprimtari jashtë banese. Ndërsa zbardhi rregullat e reja të udhëzimit të ISHP-së mbi përdorimin e maskave, drejtoresha Fico foli dhe për rastet përjashtimore:

a.Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Atyre që për shkak të moshës, shëndetit apo pa’aftësisë, nuk mbajnë maskë do t’iu kërkohet dokumentacion shëndetësor që iu verifikon statusin ose një vërtetim.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF