KreuBusull

Covid në vend/ 4 humbje jete dhe 162 infektime të reja!

Covid në vend/ 4 humbje jete dhe 162 infektime të reja!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 914 testime prej të cilave 162 kanë rezultuar pozitivë. Vatrat kryesore të kësaj të mërkurës janë në Tiranë, në Korçë, Durrës e Shkodër. 4 persona kanë humbur jetën duke e çuar në 407 numrin e viktimave. Betejën me COVID e kanë humbur një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 persona duke e çuar në 9,115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Ministria e Shëndetësisë informon se aktualisht në spitalin Infektiv “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF