
Fundjava që lam pas, pati temperatura aspak të zakonshme për stinën e vjeshtës, ku e shtuna dhe e diela pati temperatura deri në 30 gradë celcius.
Duke lënë pas ditët me diell të ngrohta, duke nisur nga dita e sotme vendi unë do të përfshihet nga reshje shiu dhe ulje temperaturash.
Dita e mërkurë sipas MeteoAlb do të rezervojë një paradite me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta. Por duke ju afruar mesditës vranësirat zhvillohen duke sjellë shira në pjesën më të madhe të vendit, herë pas here shirat do jenë në formë shtrëngatash.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.



















