KreuBusull

COVID/ Merret vendimi; ja ç’do të ndodhë më baret, club-et dhe restorantet!

Komiteti i Ekspertëve që hartojnë masat anti-covid ka vendosur që prej 1 Tetorit në vendin tonë do të rihapen ambientet e brendshme të bareve, restoranteve dhe pishinave që kanë qenë të palejueshme që prej nisjes së pandemisë.

Sa i përket klubeve të natës, mbetet i pandryshueshëm rregulli që këto biznese të mos hapen duke qenë se është parë e vështirë kontrolli për respektimin e distancës dhe masave të tjera anti-kovid në këto ambiente.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi ditën e djeshme se krahas ndryshimeve të bëra nga Komiteti i Ekspertëve në mënyrë kategorike i pandryshueshëm respektimi i masave si larja e duarve, vendosja e maskave në ambiente të mbyllura si dhe distance prej 2 metrash.

“Të mos neglizhohet në asnjë ditë kujdesi. Periudha e vjeshtës kërkon më shumë angazhim. Gjatë këtyre muajve kemi bërë maksimumin. Komiteti Teknik miratoi protokollet për rihapjen duke filluar nga 1 tetori, të bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e brendshme. Respektimi i rregullave është kusht i panegociueshëm, që ekonomia të mos cenohet nga kufizimet e detyruara. Do të vijojnë mbyllur, klubet e natës, pub-et dhe diskot. Policia do të inspektojnë zbatimin e masave dhe do të ndërmarrin masat në rast të shkeljes së protokolleve.”; tha Manastirliu në fjalën e saj.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF