
Situata me koronavirus në qytetin e Lezhës nuk është aspak e qëndrueshme.
Vetëm në këtë qark janë regjistruar 17 mësues dhe 7 nxënës të infektuar me koronavirus, ndërsa rreth 50 mësues dhe nxënës të tjerë. Sakaq raportohet se në këtë qark ende nuk është mbyllur asnjë shkollë edhe pse rastet janë në rritje ëdo ditë.
Në qarkun e Dibrës gjithashtu raportohet se ka të infektuar mes mësuesve dhe nxënësve ku aktualisht numërohen 10 mësues dhe 11 nxënës të infektura, por mësimi edhe në këtë qark vijon normalisht.
Shkolla e parë që është mbyllur për shkak të infektimeve në rang vendi në është ajo e Përmetit.



















