Nusret Gokçe është një prej shefave më të famshëm turk që njihet jo vetëm në Turqi por në pothuajse gjithë botën.
Ai zotëron një rrjet restorantesh të quajtur Nusr-Et dhe turistë nga e gjithë bota shpesh rrinë edhe në listë pritje për të patur mundësi që të konsumojnë një vakt.
Së fundmi shefi i njohur hapi një restorant në Boston, por ky biznes nuk zgjati shumë, pasi autoritetet e task forcës anti-covid panë që në restorant nuk zbatoheshin masat kundër koronavirusit.
Inspektorët që vizituan restorantin gjetën shkelje duke përfshirë mungesën e maskave nga ana e stafit, apo mos respektimi i distancës prej 2 metrash.
Nusr-Et është mbyllur deri në një lajmërim të dytë nga e autoriteteve amerikane.



















