KreuBusull

Modelja që zinte kopertinat e revistave prestigjoze, sot është endacake që fle në rrugë!

Modelja braziliane Eloisa Pinto Fontes që është shpallur e humbur që prej vitit 2019 është parë këto ditë në një lagje të varfër të Rio De Janeiro.

Pamja e ish-modeles ishte shumë larg asaj me të cilën Eloisa është bërë e njohur si emër tejet premtues në fushën e modelingut.

Modelja, që dikur mbulonte kopertinat e Elle, Grazia, Glamour është gjetur në formë të mjerueshme në rrugë, si endacake pa bluzë dhe pa këpucë. Një banor i lagjes është shprehur se ajo endej prej disa ditësh në lagje dhe pamja e saj ishte me të vërtetë e mjerueshme.

Fontes humbi kontaktet me familjen në fillim të vitit 2019, pak pasi u nda nga bashkëshorti i saj Andre Birleanu  me të cilin ka një vajzë. Sakaq policia braziliane ka kontaktuar me të ëmën e ish-modeles e cila ka fluturuar drejt Rios për të marrë të bijën në shtëpinë e saj.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF