Dy ditë më parë në mediat online kosovare qarkulloi një lajm sipas të cilit, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është konfrontuar fizikisht me bashkëshorten Anita Haradinaj dhe kjo e fundit ka përfunduar në spital nga plagët e marra.
Teksa lajmi ‘mori dhenë’ gazetarja Anita Muçaj- Haradinaj e ka ndjerë të nevojshme të reagojë përmes një statusi në facebook, ku mohon kategorikisht që ajo dhe bashkëshorti të kenë patur një konflikt të tillë. Ajo shpreh keqardhjen si gazetare për uljen e nivelit të medias në Kosovë.
“Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nene, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dike diku! Prandaj është e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulëta! Unë jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin”, shkruan Haradinaj



















