Duke qenë se numri i infektimeve me koronavirus në Francë është rritur ndjeshëm qeveria e ka parë të arsyeshme që të rikthejë kufizimin e lëvizjeve për të ulur numrin e infektimeve.
Gjatë një interviste televizive presidenti francez Emmanuel Macron bëri me dije se për të paktën katër javë, duke nisur nga kjo e shtunë, prej orës 21:00 deri në 06: 00 i gjithë vendi do të jetë në karantinë, ç’ka do të thotë ne së këtë fashë orari nuk do të lejohet lëvizja e qytetarëve.
Sakaq e gjithë Europa po i frikësohet një vale të dytë të pandemisë së Covid-19, dhe shumë shtete po marrin masa shtrënguese për të penguar rritjen e infektimeve.
Kujtojmë se në Itali së fundmi është vënë masa e mbajtjes së detyrueshme të maskave edhe në shtëpi, nëse brenda banesës ka persona që s’janë pjesë e familjes.
Duke nisur nga dita e sotme (E enjte 15 tetor), Shqipëria ka nisur zbatimin e masës më të re, të detyrimit të mbajtjes së maskës në rrugë, dhe në çdo ambient të hapur apo të mbyllur.



















