Mbrëmjen e kaluar në qytetin e Napolit, në Itali kanë shpërthyer protesta të rrëmujshme e të dhunshme ku qindra qytetarë vërshuan në rrugët e Kampanja provincë e Napolit për të kundërshtuar masat e qeverisë anti-covid.
Protesta, e organizuar në rrjetet sociale, degjeneroi në pak kohë në një sulm drejt forcave të policisë bashkiake që ndodheshin aty.
Dhjetëra kazanë plehrash u dogjën, u sulmuan makinat që ishin parkuar, u hodhen shashka duke ndotur kështu ajrin në një nga qytetet me turistike të vendit fqinj.
Kjo erdhi pas deklaratës së presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit. Protestuesit dolën me pankarta dhe thirrje ndaj qeverisë, që nëse do t’i mbyllnin ata duhet të paguhen.



















