KreuBusull

Përkeqësohet situata me Covid në Francë; shteti karantinohet për herë të dytë!

Franca është shteti i parë në Europë që ka vendosur sërish karantinën duke vendosur masa të rrepta si mënyrë për të frenuar rritjen e të infektuarve me koronavirus.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar këtë mbrëmje një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve si dhe duke vënë masa kufizuese.

Sipas masave të reja, qytetarët francezë do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për arsye shëndetësore dhe për të shkuar në punë; do të ndalohet lëvizja e njerëzve nga një qytet në tjetrin; do të mbyllen baret dhe restorantet në të gjithë vendin, në supermarket shkohet vetëm duke marrë leje…Sa i përket shkollës qeveria e pa të arsyeshme të mos mbyllej.

Masat do jenë në fuqi të paktën deri në muajin dhjetor. Ky vendim u mor pasi ditët e fundit Franca ka regjistruar shifra rekord viktimash dhe infektimesh nga virusi i rrezikshëm.

Vdekjet e përditshme kanë kaluar mbi 500 dhe në 24 orët e fundit në Francë u regjistruan 36 mijë raste të reja me Covid.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF