Ka përfunduar me sukses operacioni i kthimit në Atdhe të katër fëmijëve dhe një zonje që prej disa vitesh jetonin në kampin famëkeq Al Hol në Siri.
Pak minuta më parë, kanë mbërritue në Rinas katër fëmijët shqiptarë që mundën të dilnin nga kampi sirian i Al Haël.
Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha së bashku me djalin e familjes Dumani, Endri Dumani janë shqiptarët që u nxorën nga kampi famëkeq “Al Hol”
“Janë operacione komplekse që lidhen me territore që duhet marrë parasysh më shumë se 1 faktor. Nuk kemi asnjë marrëdhënie me regjimin e Damaskut, duhet marrë leje edhe prej tyre. Anti-terrori ka qenë në terren prej 4 javësh. Nxjerrja e fëmijëve nga kampi është një proces i ngatarruar, janë familjarë që mbeten në pozicionet e tyre të radikalizuara, sikundër ka roje që nuk është aq e thjeshtë për tu kaluar
Jashtë ambjenteve të aeroportit ata u pritën nga familjarë të shumtë.



















