KreuBusull

Tërmeti godet Greqinë dhe Turqinë , duke sjellë vdekje dhe përmbytje!

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Egjeut të Turqisë, në veri të ishullit grek të Samos. Lëkundja me madhësi 7.0 u përqendrua në provincën Izmir të Turqisë, tha Shërbimi Gjeologjik i SH.B.A . Turqia tregoi madhësine e tërmetit 6.6 , duke thënë se katër njerëz kishin vdekur dhe 120 u plagosën në qytetin e Izmirit, rreth 20 ndërtesa u shembën. Lëkundja e cekët raportohet të ketë shkaktuar nje mini-tsunami që përmbyti Izmirin dhe portin grek të Samos.Mediat thanë se tërmeti – i cili u ndie aq larg sa Athina dhe Stambolli – goditi në një thellësi prej 10 km (gjashtë milje), megjithëse zyrtarët turq thanë se ishte 16 km nën tokë.Turqia dhe Greqia të dy mbahen si vende ku tërmetet janë të zakonshme.

Në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, shumë njerëz u panë duke dalë në rrugë nga paniku dhe frika pas goditjes së tërmetit.

Videot janë postuar në rrjete sociale dhe duken momente të shembjes së ndërtesave dhe njerëz që kanë dal në rrugët e qyetit duke kërkuar nën rrënoja. Ka raportime për përmbytje në qytet pasi niveli i detit u rrit, dhe disa peshkatarë thuhet se janë zhdukur. Ne Greqi porti i Samos u përmbyt dhe shumë ndërtesa kanë pësuar dëme.

Burimi BBC News; DW News

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF