Ministrja e Financave, Anila Denaj ka njoftuar lajmin se ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit. Lajmin e ka bêrë të ditur vetë ministrja Denaj ku nëpërmjet një postimi në facebook shkruan se aktualisht gjendja e saj shëndetësore është e mirë, dhe është karantinuar në shtëpinë e saj.
“Të dashur miq, pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”, – shkruan Denaj.
Disa ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku është prekur nga COVID. Po ashtu edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.