Këngëtarja Justina Aliaj është infektuar me koronavirus dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin infektiv.
Nuk dihet ende prej sa ditësh 69-vjeçarja është shtruar në spital apo nëse ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Kanë qenë miqtë e artistes që nëpërmjet statuseve në rrjete sociale kanë uruar nga zemra shërim të shpejtë për mikeshën e tyre.