
Një 28-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv. Ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv dhe ka pasur komplikacione me fëmijën, pasi fëmija ka ndërruar jetë në bark.
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e fëmijës 28-vjeçarja, 5 muajshe shtatzënë, ka ndërruar jetë. Mësohet se gjendja e saj ishte shumë e rëndë, dhe prandaj ajo u dërgua te kirurgjia në QSUT, ku ka asistuar dhe një mjek gjinekolog.
Burimi: Shqiptarja.com