KreuBusull

Në terapi intensive, i infektuar me COVID pacienti përlot stafin duke luajtur në violinë!

Grover Wilhelmsen i infektuar me Covid, ndodhet i shtruar prej ditësh në gjendje të rëndë në spitalin ‘McKay Dee’ në shtetin Utah.

Prej dekadash mësues muzike dhe shitës violinash, i moshuari i ka dhënë kurajo vetes dhe të shtruarve të tjerë, duke luajtur një pjesëz në violinën e tij. Gjesti i pacientit ka emocionuar stafin e spitalit duke bërë që shumë prej tyre të lotojnë.

Grover i komunikoi stafit dëshirën e tij për të luajtur me violinë në një copë letër, pasi ai nuk është në gjendje të fliste. Gruaja e tij Diana më pas solli një violinë e disa libra muzikorë në spital dhe ai luajti për disa orë gjatë dy ditëve.

‘Na solli lot në sy. Për të gjithë stafin është e pabesueshme për të parë një pacient duke bërë këtë ndërsa gjendet i intubuar,” tregojnë infermieret për mediat amerikane.

Aktualisht Grover është i pafuqishëm për të lëvizur dhe folur, gjithsesi shëndeti i tij po shkon drejt normalitetit dhe shumë shpejt pritet të lë spitalin

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF