KreuBusull

Mjeku i njohur shpjegon ‘misterin’ pse shpesh infektohet me COVID vetëm njëri nga partnerët!

Prej mëse tetë muajsh kryefjalë e mediave është virusi Covid-19 të cilin specialistët në të gjithë botën ende nuk kanë mundur dot ta zbërthejnë sjelljen e tij, duke u kthyer në një virus për të cilin pikëpyetjet janë të mëdha.

Një nga misteret (për publikun e thjeshtë) që është vënë re me sjelljen e koronvirus është fakti se ndonëse është një virus ngjitës ka patur plot raste kur në dy partnerë është infektuar vetëm njëri.

Kësaj pyetje që shpesh e kemi bërë gjatë këtyre muajve, mjeku i njohur imunolog Genc Sulçebe i është përgjigjur se gjithçka ka të bëjë me aftësinë imune që ka secili partner.

“Duhet të kemi parasysh se përgjigja imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri organizëm në tjetrin, pra është përcaktuar gjenetikisht. Të gjithë ne reagojmë në forma të ndryshme ndaj një virusi dhe është e pranueshme që një njeri mund të reagojë shumë fort ndaj një virusi dhe një tjetër shumë lehtë. Ka të bëjë edhe doza e virusit që dikush merr. Duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme ne pakësojmë në këtë mënyrë edhe sasisë e virusit që marrim, dhe në bazë të kësaj sasie varet edhe forma e sëmundjes, nëse do jetë e rëndë apo më e lehtë”; e ka shpjeguar këtë fakt mjeku Sulçebe i ftuar në programin e Rudina Magjistarit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF