KreuBusull

Skocia, vendi i parë në botë që do të japë produktet e periodave falas për të gjithë!

Skocia është bërë vendi i parë në botë që i bën produktet e periodave falas për të gjithë. Qeveria miratoi unanimisht të Martën paketën Prodhimet e Periodave (Sigurim falas) (Skoci).

Tani ka një detyrë ligjore ndaj autoriteteve lokale për të siguruar që sendet falas të tilla si tampona apo peceta higjenikë janë në dispozicion për “këdo që ka nevojë për to”. Projekt-ligji u prezantua nga Ministrja e Punës, Monica Lennon.

Ajo ka bërë fushatë për t’i dhënë fund ‘varfërisë së menstruacioneve’ që me ardhjen e pandemisë është theksuar edhe më.  Ajo tha se ishte një pjesë e legjislacionit “praktik dhe progresiv” e bërë edhe më jetike për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Periodat nuk ndalen se është pandemi dhe puna për të përmirësuar mundësinë e përdorimit të tamponëve dhe pecetave higjenike nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme,”; është shprehur Lennon.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF