Patrick Quinn, një nga aktivistët që ndihmuan në nxitjen e fushatës së popullarizuar për mbledhjen e fondeve, Ice Bucket Challenge, është ndarë nga jeta në moshën 37 vjeç.
Quinn, një qytetar nga New York, u diagnostikua me sëmundjen neurologjike të pashërueshme sklerozë anësore amiotrofike në 2013. Ai u nda nga jeta të Dielën në mëngjes, dhe lajmin e kanë bërë me dije mbështetësit e tij në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Fushata virale ka mbledhur 220 milion dollarë (163 milion £) për të luftuar sëmundjen e ALS (Skleroza anësore amiotrofike). Sfida e Bucket Ice nuk filloi me Quinn, por ai dhe familja dhe miqtë e tij e ndihmuan atë të bëhej një fenomen global i mediave sociale në verën e 2014.
Skleroza anësore amiotrofike (ALS) është një grup sëmundjesh të rralla neurologjike që përfshijnë kryesisht qelizat nervore (neuronet) përgjegjës për kontrollimin e lëvizjes vullnetare të muskujve. Muskujt e vullnetshëm prodhojnë lëvizje si përtypja, ecja dhe të folurit. Sëmundja është progresive, domethënë simptomat përkeqësohen me kalimin e kohës.