KreuBusull

Lajmërohet sërish protesta ditën e sotme; 3 janë kërkesat kryesore!

Do të vijojë edhe ditën e sotme protesta e nisur dy ditë më parë pas vrasjes së të riut 25 vjeccar Klodian Rasha nga një efektiv i Forcave Shqiponja.

Ndonëse ditën e djeshme dha dorëheqjen Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, protestuesit kanë paraqitur tre kërkesa të tjera.

Në rrjetet sociale sot është shpërndarë një tjetër poster që njofton për një protestë paqësore, e cila pritet të nisë në orën 18:00 tek Kryeministria dhe sheshet e tjera të vendit.

Këtë herë protestuesit duan plotësimin e tre kërkesave: Largimin e kryepolicit, Ardi Veliu, ndalimin e dhunës policore dhe reformim të Policisë së Shtetit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF