
Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë lëkundur Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas faqes europiane për tërmetet, brenda 40 minutave kanë janë ndjer dy lëkundje mesatare. E para ka qenë me magnitudë 3.2 dhe ka rënë në orën 04.07, ndërsa tërmeti i dytë që ka qenë dhe më i fortë, ka pasur magnitudë 3.5 dhe ka rënë në orën 04.50.
Këto lëkundje të mëngjesit të sotëm kanë frikësuar banorët, duke u rikthyer atyre ankthin dhe frikën që përjetuan në 26 Nëntor 2019/ Newsbomb.al



















