Teksa në pjesën më të madhe të botës ka nisur procesi i vaksinimit të popullit kundër Covid-19, kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar të marrë vaksinën pasi, sipas saj mosha e saj 66 vjeç nuk futet në grupmoshën e riskuar.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech, pasi u ka lënë radhë të moshuarve dhe kategorive që të janë më të riskuara.
“Unë jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca. Por është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt dhe është aprovuar”, tha Merkel në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine”.
Kancelarja Merkel tha se mund të përdoret vaksina e Pfizer/Biontech për të reklamuar vaksinimin, teksa u shpreh se dozat duhet t’i jepen kryesisht të moshuarve dhe personave më të rrezikuar nga virusi.