KreuBusull

Brenda vilës së Enver Hoxhës, dhoma dhe shtrati ku diktatori ndërroi jetë!

Në programin Opinion të kësaj të enjte, gazetari Blendi Fevziu realizoi një tour në banesën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë.

Në një udhëtim në rezidencat e personaliteteve të politikës shqiptare, emisioni “Opinion” ka hyrë brenda vilës së ish-diktatorit e madje edhe në dhomën e tij, ku dikur ka qenë e ndaluar të hyej.

Në atë dhomë nuk hynte as personeli i vilës, por vetëm Hoxha dhe mjekët e tij. Është ende në atë dhomë edhe shtrati ku ish-diktatorit ndërrroi jetë në Prill të vitit 1985.

Dhoma e tij e gjumit kishte hyrje ose nga biblioteka ose nga holli, ndërsa në vilën me shumë kthesa binte në sy edhe banja luksoze për kohën./Opinion.al

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF