KreuBusull

Tërmetet në Zelandën e Re: Paralajmërimet për tsunami dhe evakuime

Tre tërmete, përfshirë një nga më të fuqishmit që kanë goditur rajonin, goditën brigjet e Zelandës së Re të Premten, duke shkaktuar paralajmërime për tsunami që tani janë ndalur.

Mijëra u evakuuan nga disa zona bregdetare të Ishullit të Veriut pas tërmetit të tretë, me magnitudë 8.1. Kishte raporte të bllokimit të trafikut ndërsa njerëzit përpiqeshin të arrinin në tokën më të lartë. Paralajmërimi kombëtar i cunamit u hoq në 15:43 (02:43 GMT ), rreth 13 orë pas tërmetit të parë.

Disa valë goditën pjesë të bregdetit por, deri të Premten pasdite (ne Zelanden e Re), autoritetet thanë që valët më të mëdha kishin kaluar. Banorëve iu tha se mund të ktheheshin në shtëpi, por u paralajmëruan të qëndronin jashtë plazheve. Zelanda e Re: “Çfarë do të ndodhë nëse do të ketë një tërmet tjetër?”

Arkipelagët e Paqësorit Jugor të Kaledonisë së Re dhe Vanuatu janë paralajmëruar të përgatiten për valët e rrezikshme. Bregdetet e tyre mund të shihnin dallgë deri në 3m (10ft), ndërsa pjesë të Amerikës së Jugut – përfshirë Perunë, Ekuadorin dhe Kilin – ishin paralajmëruar se mund të shihnin dallgë 1m që arrinin brigjet e tyre. Qendra e Paralajmërimit të Paqësorit të Tsunamit me bazë në Hawaii tha se “valët e tsunamit janë vërejtur “, por ende nuk janë raportuar dëme.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern postoi në Instagram: “Shpresoj të gjithë të jenë mirë atje.” Të tre tërmetet, të gjithë mbi 7.0 ballë, erdhën gjatë orëve të para të së Premtes. I fundit, në 8.1, goditi rreth orës 08:30 afër Ishujve të pabanuar të Kermadecit, 1.000 km (621 milje) në veri-lindje të Zelandës së Re.

Ndërsa paralajmërimet e mëparshme të tsunamit ishin anuluar, tërmeti i tretë bëri që Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të dërgojë një alarm të ri .

We have issued a TSUNAMI WARNING for New Zealand coastal areas following the magnitude 8.1 earthquake near KERMADEC ISLANDS REGION. There is a LAND and MARINE TSUNAMI THREAT. An EMA will be issued to areas under land and marine tsunami threat.

— National Emergency Management Agency (@NZcivildefence) March 4, 2021

Departamenti i mbrojtjes civile i Zelandës së Re këshilloi njerëzit të ecin ose të bëjnë biçikletë për të shmangur ngecjen në trafik. Ndërkohë media lokale postoi pamje të dallgëve që afroheshin në gjirin Tokomaru.

The scenes from the hills above Tokomaru Bay just minutes ago #tsunami @NewshubNZ #eathquake pic.twitter.com/CNIeHubcBb

— Michael Morrah (@MichaelMorrah) March 4, 2021

1px transparent line

Vetëm javën e kaluar, Zelanda e Re shënoi 10 vjetorin e tërmetit me magnitudë 6.3 që shkatërroi pjesë të Christchurch në ishullin jugor, duke vrarë 185 njerëz.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF