KreuBusull

‘Feminiliteti nuk qëndron tek flokët, por tek zemra’ mesazhi prekës i gruas me kancer nga Durrësi!

Prej katër vitesh ajo po lufton me kancerin, por shpresën për ta fituar këtë betejë Ana Tafili durrsakja që jeton në Itali nuk ka ndërmend ta humbë. Me dy operacione dhe 36 kimioterapi, me shumë pak shpresë nga mjekët ajo ende lufton dhe shpreson të kthehet në Shqipëri në korrik për dasmën e mbesës.

E ftuar në programin ‘Ftesë në 5’ nëpërmjet Skype 54 vjeçarja u shpreh se prej fillimit qysh kur u diagnostikua me kancer në vitin 2017 ajo e kishte një parandjenjë se diçka e tillë do të ndodhte.

“Kam kryer 2 operacione dhe 36 kemio. 13 orë njëri operacion. Akoma unë do vazhdoj gjithë jetën time duke bërë kemio. Kjo që më ka ndodhur mua nuk dua t’i ndodhë asnjë vajze apo gruaje, se nëse ka mundësi t’i japim pak të njohur këtij lloji kanceri”, tha ndër të tjera ajo.

Teksa u bëri thirrje të gjitha grave të mos e lënë pas dore shëndetin dhe kontrollet periodike, Ana nuk ngurroi që për një moment të hiqte paruken.

“Ky është realiteti i kancerit. Ju e menduat që mund të kisha një paruke, sepse duke më rënë flokët dy ditë më parë është normale që unë nuk kam flokë më. Por mendoj që feminiliteti i një vajzë nuk është te flokët, por brenda zemrës”, përfundoi Ana.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF