Një grua në Jug të Floridës që kishtë marrë dozën e vaksinës anticovid gjatë kohës që ishte shtatzënë ka sjellë në jetë një bebe me antitrupa natyralë. Ky është rasti i parë në botë që dikush ka antitrupa natyralë anti-covid që prej nisjes së pandemisë, të paktën i konfirmuar.
Dr. Paul Gilbert dhe Chad Rudnick thanë se nëna e re, një punëtore e kujdesit shëndetësor në vijën e parë, mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna në janar, në javën e 36-të të shtatzënisë.
Gruaja lindi një vajzë të shëndetshme tre javë më vonë. Studiuesit analizuan gjakun nga kërthiza e fëmijës dhe zbuluan antitrupat.
Kështu automatikisht vajza ka mbrojtje dhe një rrezik shumë të vogël për t`u infektuar.



















